Ngjarjet e ditës së sotme

Shënohet 19-vjetori i Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Mbahet konferenca “Filozofia dhe natyra”. (Fakulteti Filozofik, ora 09:30)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Televizion, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon takim me regjisorët, producentët, skenaristët duke përfshirë edhe gazetarët sportivë dhe studentët e këtyre lëmive. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Me rastin e 23-vjetorit të vdekjes së anëtarit të Kryesisë dhe veprimtarit të LDK-së. Dr. Xhavit Ahmetit, Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i tij. ( Lagjja “Arbëria”, ora 10:30)

Mbahet tryeza me temën “Si ti zëvenësojmë Qeset e Plastikës pa u dëmtuar Bizneset”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Organizatat ADMOVERE dhe ORCA protestojnë lidhur me vendimet e Këshillit të Etikës për plagjiatura dhe avancime jo meritore në UP. (Para Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencë. (Zyrat e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

Promovohet libri “Albumi i tmerrit- The album of therror”, i autorit Habib Zogaj. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Pora 12:00)

Hapet minibiblioteka. (Lagjja “Velania”, në parkun përballë SOS Fshatit, ora 12:00)

Mbahet aktiviteti “ERASMUS + Information and Dissemination Day”. (IBC-M Campus River, në Mitrovicë, ora 13:00)

Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova marrë pjesë në debatin për dhunën në familje në Mitrovicë të Veriut. (Shtëpia e Evrpës në Mitrovicën e Veriut, ora 14:00)

Hapet minibiblioteka. (Lagjja “Bregu i Diellit”, në parkun afër SHFMU “Ismail Qemali”, ora 14:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan marrëveshje sponsorizimi me Kompaninë “Toyota Kosova”. (“Toyota Kosova”, ora 15:00)

Hapet minibiblioteka. (Lagjja e Spitalit, afër SHFMU “Pavarësia”, ora 16:00)