Këto janë ngjarjet për ditën e sotme:

Komuna e Podujevës bënë Homazhe dhe vendos kurora lulesh tek Sheshi “Ali Ajeti” dhe “Sheshi i Dëshmorëve në Podujevë dhe komplekset memoriale në Lladoc. (Orllan dhe Penuhë)

10:00
Grupi i arbëreshëve do ta vizitojë katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. (Katedrala “Nënë Tereza”)

10:30
Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e XXXVII-të të Këshillit të Përgjithshëm. (Hotel “International Prishtina”, Veternik)

11:00
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit Ramazan. (Selia e BIK-ut – Prishtinë)

11:30
Grupi i arbëreshëve do ta vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame)

12:00
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në minimaratonën 5 km, me moton “Vrapo edhe Ti”, në mbështetje të fëmijëve me autizëm. (Nisja nga Hotel “Grand”, Prishtinë)

12:00
Aleanca Kosova e Re (AKR) mban Konventën e V-të Zgjedhore të Degës në Mitrovicë. (Restoranti “Va Piano”, Mitrovicë)

14:00
Bëhet Promovimi i Librit “Vetmia” i autorit Bislim Aliu, (Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë)

14:30
Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në tubimin përkujtimor në nderim të 183 dëshmorëve të komunës së Pejës. (Sheshi në qendër të Pejës)

15:00
Grupi i arbëreshëve do ta vizitojë Kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe do të bëjë vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Skënderaj – Prekaz)

18:00
Grupi i arbëreshëve do të bëjë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe do të vizitojë Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova. (Velani)

19:00
Mbahet nata e dytë e Festivalit ‘Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan)