Fëmijët e grupit “Respektoni të Drejtat Tona- ROR mbajnë konferencë për media ku do të flasin më shumë rreth qëllimit të Rezolutës së Fëmijëve të Kosovës. (Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ora 09:15)
Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. (Kuvend – Salla C 405, ora 10:00)Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizon tryezë për diskutim të Raportit të Vetëvlerësimit të AKA-së për vlerësim nga ENQA. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11.00) Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, me ç’rast nënshkruhet Projekti përkrahës i Norvegjisë për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së. (Salla e Konferencave P-32, Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
UNDP përuron impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale. (Kramovik, Komuna e Rahovecit, ora 11:00) Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu për avancimin e pozitës së të rinjve në sport. (Objekti i KK të Ferizajt, ora 11:00)
Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim të përbashkët ministrin e Financave, ministrin e Drejtësisë dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 13.00)
Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 për herë të shtatë dorëzon kallëzime penale kundër kriminelëve serbë, në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës- Departamenti për krime Lufte. (Ora 13:00)
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00)
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban takim me të rinjtë e Nismës në Lipjan. (Golden Day në Lipjan, ora 18:00)
Hapet ekspozita e artistit Lulzim Zeqiri “Muzeu i tri pikave” (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)







