Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

  • Bëhet dorëzimi i kontigjentit të parë prej 300 shtretërve të rinj për Klinikat e QKUK-së, nga 750 në total sa janë siguruar për ShSKUK-në. Merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. (Oborri i QKUK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 9:00Mbahet ceremonia e hapjes dhe punimet e seancës së parë të Konferencës “FSK dhe Partnerët”, organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Marrin pjesë kryeparlamentari i Kosovës –  Kadri Veseli; kryeministri i Kosovës – Ramush Haradinaj; ministri i FSK-së – Rrustem Berisha; komandanti i FSK-së – gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it – gjeneral major Salvatori Cuoci, etj. (MFSK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:00Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë 22 pika. (Kuvendi i Kosovës)

  • 10:00Policia e Kosovës organizon konferencën e cila i dedikohet gjendjes së sigurisë në trafik, masat e ndërmarra, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve me akterët e tjere, si dhe bëhet lansimi i projektit sensibilizues të titulluar “Përqendrohu në Ngasje”. (Salla e Administratës së PK-së, Prishtinë)

  • 11:00Mbahet takimi i Shoqatës së Naftarëve me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës. (Objekti i OEK-ut, Prishtinë)

  • 11:00Mbahet ceremonia solemne e nënshkrimit të kontratave për përfituesit nga zbatimi i Rregullores për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore. (Kabineti i ministrit të MKRS-së, Prishtinë)

  • 11:00Hapet Panairi treditor i prodhimeve vendore bujqësore nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

  • 11:40Zhvillimi i Kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Fillor (CDBE), program i organizatës GIZ, organizon një program me fjalime, panel diskutimi si dhe pika muzikore, në kuadër të “Fushatës për Arsim më të Mirë”, me qëllim për të lobuar më tutje për arsim më cilësor, me fokus në përfshirjen dhe kontributin e prindërve në arsimimin e fëmijëve të tyre. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 12:00Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të marrë pjesë në ngjarjen publike  “Roli i prindërve në arsimimin e fëmijëve”, të organizuar nga MAShT dhe GIZ, me të cilën njëherësh shënohet përvjetori i parë ”Fushatës për Arsim më të Mirë“.  (Sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 13:00Banka BPB mban sesion informues për studentët e UBT-së, ku do të prezantohet programi i praktikës, “BPB Juniors”, që synon t’u mundësojë studentëve mundësi për punë praktike me pagesë. (Objekti i UBT-së, Prishtinë)

  • 14:00Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për media. Të pranishëm krahas drejtuesve të KOK-ut, presidentit Besim Hasani dhe sekretarit të përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, do të jenë edhe nënkampionia e Evropës në xhudo, Distria Krasniqi dhe medalistja e bronztë nga Lojërat Olimpike për të rinj, xhudistja Erza Muminoviq. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 14:00“Let’s Do It Kosova” dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë organizojnë aksion pastrimi rreth hapësirave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku dhe përfundon me pastrimin e hapësirave përreth stadiumit të Prishtinës. Marrin pjesë: ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, stafi i Ambasadës Suedeze, tifozat e Klubit të Prishtinës, etj. (MMPH-Stadiumi i Prishtinës)

  • 15:00Në kuadër të “Fushatës për Arsim më të Mirë”, CDBE mban një sallon (tryezë) diskutimi. (Kafeteria “Union”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 15:45Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” organizon konferencë për media, me rastin e stacionimit të një prej aeroplanëve të kompanisë ajrore “Germania” në ANP. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 18:00Ambasadori i Francës, Didier Chabert, përuron zyrën e informacionit “Campus France” rreth studimeve në Francë. (Aleanca Franceze, Prishtinë)

  • 20:00Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” dhe “Crimson Capital” organizojnë ngjarjen “Let’s Dance”, gjatë së cilës mblidhen fonde për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. (“Sheshi 21”, Prishtinë)

  • 20:00Jepet shfaqja “Le Corsaire” nga Baleti Kombëtar i Kosovës. (Teatri Kombëtar  i Kosovës)