Ngjarje si në filma në Ferizaj: I hyn në lokal e godit me thikë disa herë dhe më pas i merr veturën, dhe paratë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Ferizaj një person i dyshuar pas një konflikti verbal në një lokal viktimës mashkull kosovar me forcë kishte tentuar t’ia marr kuletën, pastaj me mjet të mprehtë thikë e kishte goditë në disa pjesë të trupit e më pas me automjetin e viktimës ishte larguar.

Në raporti 24 orësh bëhet e ditur për një rast grabitje në Ferizaj gjatë ditës së djeshme.

Një person e kishte therur me thikë në disa pjesë të trupi një viktimë dhe që më pas i kishte marrë kuletën me para dhe veturën.

Viktima kishte pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Më poshtë raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Rr. Lulzim Guta, Ferizaj 03.07.2020-21:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal në një lokal viktimës mashkull kosovar me forcë kishte tentuar t’ia marr kuletën, pastaj me mjet të mprehtë thikë e kishte goditë në disa pjesë të trupit e më pas me automjetin e viktimës ishte larguar. Viktima kishte pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar.