Ngjarje e turpshme në Pejë: Nusja ngacmohet seksualisht nga vjehrri, pastaj rrihet nga burri – arrestohen të dy

Janë arrestuar dy persona në Pejë, për ngacmim seksual dhe për dhunë në familje.

Në këtë rast vjehrri kishte ngacmuar seksualisht renë, kurse djali e kishte rrahur gruan e tij.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli.

“Po jonë arrestuar dy të dyshuarit. I biri është arrestuar për dhunë në familje ndërkaq babai është arrestuar se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit. Nesër pritet të mbahet seanca dëgjimore, ku pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit”, ka thënë ai për Klan Kosova.