Ngjarje e tmerrshme në Ferizaj: Një femër me aftësi të zvogëluara mendore trafikohet dhe mbetet shtatzënë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në periudhën shkurt-nëntor 2020, është trafikuar një femër me aftësi të zvogëluar mendore nga një i dyshuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte shfrytëzuar dhe manipuluar viktimën f/k (me aftësi të zvogëluar mendore), duke e trafikuar me persona të ndryshëm, në lokacion të ndryshme.

Lidhur me rastin, janë shoqëruar edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë m/k dhe një shtetas i R. Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QPS Ferizaj dhe është vërtetuar se është me barrë (shtatzënë). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt.