Ngjarje e rëndë: Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren, vdes e moshuara që ishte brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një e moshuar ka humbur jetën, pasi zjarri ka përfshirë bodrumin e shtëpisë ku kishte qenë ajo, dhe nga djegiet e pësuara nuk ka arritur të mbijetojë.

Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Nysret Seharsoy, Prizren 31.05.2021-03:30. Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.