Nuk ka qetësi, tërmeti shkund sërish Shqipërinë.

Një tjetër lëkundje e fuqishme me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter u ndje para pak minutash.

Lëkundjet u regjistruan në orën 21:54 dhe u ndjenë për disa sekonda në Tiranë, Durrës dhe Dibër.

Epiqendra e tërmetit ishte Hamallaj, ndërsa thellësia ka qenë 10 km.

Ky tërmet është ndjerë shumë edhe në emisionin live ‘Open’ në Top Channel, shkruan Ballkani.info.

Në një moment derisa moderatorja Eni Vasili fliste ministri Klosi nga Durrësi, në studio është ndjerë tërmeti dhe për një moment është krijuar panik në studio.

“Tërmet, tërmet…”, tha moderatorja drejpërdrejt. Ndërkaq më pas një zonjë që ishte pjesë e publikut në emision pati problemi dhe gati sa nuk i ra të fikët.