Ngjarje e rëndë në Rahovec! Një 30 vjeçar tenton t’i jap fund jetës duke pirë AVAKS

Në orët e para të  mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës ka marr një informacion se një 30 vjeçar nga Rahoveci ka tentuar të vras vetën.

Rreth kësaj çështje, Nysret Gjurkajn, Zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës tha:

“Rreth orës 05:00 të datës se sotme, Përmes telefonit është informuar Stacioni policor  se ne shtëpinë e shëndetit QKMF ne Rahovec një person është sjell nga nena e tij , ku sipas mjekut kujdestare viktima ka tentuar te vetëvritet duke pire një sasi të detergjentit AVAKS, dhe një sasi të Alkoolit.“

“Patrulla ishte përgjigjur rastit ku kanë shkuar ne Emergjencën të Rahovecit, kanë kontaktuar me mjekun kujdestar sipas tij gjendja e viktimës për momentin është stabile dhe jashtë rrezikut për jete dhe është dërguar për tretman të mëtutjeshëm për ne spitalin Rajonal të Gjakovës. Personi është i lindur 1990”, u shprehë ai.