Ngjarje e rëndë në Prizren, vdes një grua pasi bie nga ballkoni

Të premten në Prizren një grua ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes në Prizren, ku viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë bnë rrethana të panjohura.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku edhe ka ndërruar jetë, ndërkaq policia po e cilëson si vdekje të dyshimtë.

“Prizren 09.11.2019-17:15.Raportohet se viktima femër K-Shqiptare ne rrethana te panjohura ka rene nga ballkoni i shtëpisë. Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit ku dhe ka ndërruar jete”, thekson raporti.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.