Ngjarje e rëndë në Fier, vdes fëmija 2-vjeç – po luante me bombolën e oksigjenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit këtë të diel.

Një i mitur 2-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, pasi është dëmtuar aksidentalisht nga një bombol oksigjeni me të cilën po luante.

Mësohet se i mituri mori dëmtime të rënda, pasi bombola e oksigjenit i ra në kokë.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.