Virusi Sars-COV-2 i cili është shpërndarë në gjithë botën, ka goditur rëndë edhe familjet kosovare. Pesë anëtarë të familjes Basha nga Koretini i Kamenicës kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

Një humbje e tillë ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët të tjerë. Zyrafete Basha përmes një postimi në ‘facebook’ ka kujtuar pesë familjarët që i humbi nga ky virus, duke thënë se humbja e tyre është një sprovë e madhe.

Infermierja e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Zyrafete Basha-Kurti, ka folur për Mediafokus.info, pasi i humbi gjashtë anëtarë të familjes nga COVID-19 brenda gjashtë javësh, nga Koretini i Kamenicës.

E tronditur nga kjo tragjedi familjare, ajo nuk po mund t’i ndalë lotët, teksa shpreson dhe lutet të takohet me ta në botën tjetër.

Brenda gjashtë javësh, ajo humbi gjyshen, babain, xhaxhain, dy hallat dhe dajën.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqësisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne”, ka thënë Basha-Kurti.

Basha-Kurti e ka falënderuar Spitalin Regjional të Gjilanit për kontributin e dhënë për familjen.

“Shpresoj që edhe unë të kontriboj për familjet e të tjerëve. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Allahu ju mëshiroftë!”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, kjo është tragjedia më e madhe familjare brenda nëntë muajve në Kosovë, që prej fillimit të pandemisë COVID-19.

E ish-futbollistit të Bashkimit, Fazli Bash aks rrëqethur me fjalë prekëse humbjen e familjarëve.

Në familjen e futbollistit Basha, kanë humbur jetën pesë persosna si pasoj e Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e KF Bashkimit, ku përmes një postimi në ‘Facebook’ i ka shprehur ngushëllime ish-futbollistit të tyre dhe gjithë familjes, Basha.

Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shprehur dhimbjen e tij pas lajmit se pesë anëtarë të familjes Basha nga Kamenica kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.

“Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne:, ka shkruar ai.

Kastrati ka thënë se numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me #COVID19, ka arritur në 31.

“Prandaj, ju lutem kujdesuni e respektoni të gjitha udhëzimet nga institucionet e shëndetësisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar ai.