Ngjarja në Bularat, Athina thërret ambasadoren shqiptare

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë është thirrur pasditen e kësaj të hëne në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë për të dhënë shpjegime në lidhje me vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat.

Ambasadorja Ardiana Hobdari, pas daljes nga Ministria e Jashtme greke, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media.

Ajo ka marrë qëndrimin e palës greke për ta përcjellë atë në Tiranë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.