Ngjarja e tmerrshme në Fier, shokon banori: 38-vjeçari ma përdhunoi gruan

Familja Vasiu në fshatin Grecalli ka hapur dyert e mortit për 8-vjeçarin që u vra dhe u gropos mbrëmë në Fier. Dhimbja është e madhe jo vetëm për ta, por për të gjithë banorët. Në orën 11:00, atij do t’i jepet lamtumira e fundit.

Banorët e fshatit e përshkruajnë autorin si shumë problematik, i cili më herët ka kryer edhe dënim me burg.

Një prej tyre ka zbuluar një tjetër krim të rëndë të 38-vjeçarit. Një banor tha për mediat se i dyshuari ia ka përdhunuar gruan dhe e ka denoncuar për këtë ngjarje të rëndë.

“Të tëra të këqijat i ka. E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici. Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia. Më përdhunoi gruan, çfarë do të bëj më. Ai është kriminel, do varur, ligji ti japë firmat e të gjithë fshatit.

Bridhte me biçikletë tij, bën vaki që i ka marrë edhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe. Aq logjikon. Nuk u dënua për gruan time, sepse nuk kishte shumë që kishte dalë. Unë e denoncova, e rrahën dhe nuk i bënë gjë. Edhe frikë kemi pasur se ai është njeri i paparë duhet varur se s’bën, mendimi im dhe i tërë fshatit është ky. Mbante edhe thika, hanxharë me vete“, u shpreh ai.