Ministri i Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë një i burgosur.

Ai ka ngushëlluar familjarët e Arben Lleshit, i cili u qëllua nga një tjetër i burgosur Sokol Mjacaj.

Sipas Manjës, autori pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe më pas i është vënë në dispozicion prokurorit të gatshëm.

“Ngjarja është e rëndë por s’ka pasur cenim të jetës së personelit dhe stafeve civile”.

Më tej ai ka garantuar familjarët e të dënuarve në të gjithë Shqipërinë që situata e rendit është në kontroll.

Ministri nuk pranoi të japë detaje nga ngjarja, pasi tha se nuk donte të cenonte asnjë element të hetimit.

“Do të ketë në orët në vazhdim një komunikim me opinionin publik aq sa do të lejojë hetimi”.

sa ai endej sa në një zonë tjetrë të Dukagjinit, duke kërkuar mënyra sesi të grumbullonte para.