Një ngjarje bizare ka ndodhur në një nga kafenetë e Prishtinës, ku një shitësi cigaresh iu lyen duart me një alkool të djegshëm dhe iu vu zjarri.
Policia e Kosovës ka thënë se rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurinë dhe aktualisht janë duke u intervistuar personat e përfshirë në ngjarje.
“Sa i përket ngjarjes në fjalë, policia është duke e trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë. Aktualisht personat e përfshirë më këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit , do të njoftoheni me detaje.”, tha zëdhënësja Flora Ahmeti për Reporterin.
Ballkani.info ka siguruar një video të momentit kur një cigarexhiu të njohur në Prishtinë, iu lyen duart me një alkool të djegshëm dhe iu vu zjarri.
Cigarexhiu e përjetoi rëndë, duke u mundur t’i fikte e duke bërtitur, ndërkohë që ata që i vunë flakën qeshin dhe e tallnin.
Siç edhe shihet në videon e siguruar nga gazeta, cigarexhiu vazhdon të ndjejë dhimbje dhe mundohet të shmanget nga tavolinat ku iu kurdis gjithçka.
Të qeshurat, ndërkaq, vazhduan me disa sekonda dhe askush nuk e mori mundin ta qetësonte e as t’i ofronte ndonjë ndihmë cigareshitësit.
Gjithçka dihet, është se është në një kafene tek rruga e njohur si “te kafetë e vogla”.
LEXO EDHE:







