Ngatërresa e himnit të Shqipërisë, UEFA ndëshkon Francën

UEFA vendosi një gjobë 20 mijë euro Federatës Franceze të Futbollit për shkak të ngatërrimit të himnit të Shqipërisë dhe fillimit me vonesë të takimit Francë-Shqipëri.

Në takimin e 7 shtatorit, francezët gabuan me himnin, duke e ngatërruar atë shqiptar me të Andorrës.

Kjo bëri që në “Stade de France” sfida Francë-Shqipëri të fillojë me 7 minuta me vonesë.

UEFA hapi një “çështje disiplinore” dhe Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për të gjobitur me 20 mijë euro Federatën Franceze për “organizim të pamjaftueshëm”.