Ngadhnjim Kastrati mungon në raportimin për RTK-në, Hoti: Hera e parë pas 20 vitesh që mungon drejtori

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Komisionin për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Avdullah Hoti, ka folur rreth mungesës së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ngadhnjim Kastrati, në mbledhjen e këtij Komisioni.

Ai tha se është hera e parë që pas 20 vitesh në raportimin për raportin vjetor financiar të RTK-së, mungon drejtori.

“Është hera e parë që 20 vjet që në raportimin e raportit vjetor financiar të RTK-së nuk është drejtori ekzekutiv, pse kjo, a ka pas ftesë ai apo jo ? Drejtori duhet të ishte për shkak të specifikave të raportimit”, tha Hoti.

Një kundërpërgjigje për Hotin, e pati kryesuesi i mbledhjes nga VV-ja, Armend Muja. Ai tha se Kastrati mungon për shkak se ka qenë propozim i organizatave ndërkombëtare që ai të mos raportojë në Komision.

“Organizatat ndërkombëtare e kanë paraqitur një listë të parimeve një ndër to është që Bordi të raportoj para Komisionit dhe jo drejtori pasi jepet perceptimi që komisioni po ndërhynë në RTK. Kjo ka ndodh edhe si shkak i situatës dhe mënyrës së raportimit herën e kaluar”, tha Muja

Të pranishëm në këtë komision ku po diskutohet për raportin vjetor financiar të RTK-së janë kryetari i bordit të RTK-së, Sali Bashota dhe dy anëtarë të tjerë të bordit.