Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Një 62-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi P.Ç., 62 vjeç, i cili është denoncuar për ngacmim seksual të një 15-vjeçareje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe”,-njofton policia.