Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka dhënë detajet e para zyrtare lidhur me aksionin e koduar “Pika 2” në bashkëpunim me Agjencisë e Mbikqyrjes Policore në pikën kufitare të Morinës.

Sipas njoftimit 32 punonjës të policisë kufitare me funksione të ndryshme përfshirë edhe drejtorin e kësaj drejtorie, Fran Kaçorrin dyshohen për veprime të kundëligjshme që konsistonin në rastet të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Në mediat shqiptare janë publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit të zyrtarëve të Policisë në Pikën Kufitare të Morinës.

Në video shihet sesi arrestohen nga kolegët e tyre, efektivët e kësaj pike kufitare që akuzohen se kanë shkelur ligjin duke manipuluar sistemin Tims, lejuar kontrabandën e mallrave dhe trafiqet nga Kosova.