Nga sot Shqipëria heq të gjitha kufizimet nga koronavirusi

Që nga dita e sotme, më 1 qershor, në Shqipëri kanë marrë fund kufizimet në lëvizje, pamundësia për të qarkulluar me mjet pa orar dhe dalja jashtë qyteteve, masa këto të vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19

Që sot “shuhen” zonat e kuqe dhe të gjithë janë të lirë të lëvizin si më parë, por me apelin e fortë për kujdes, pasi virusi që na mbajti kaq gjatë në izolim nuk është zhdukur.

Me heqjen e kufizimeve të lëvizjes në çdo zonë kërkohet vetë-ndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social  dhe për të ruajtur higjienën vetjake.

Më poshtë plani i masave lehtësuese nga sot në Shqipëri.