Nga sot pritet të ndryshojë orari i kufizimit të lëvizjes në 13 komuna

Nga sot (28 korrik) pritet të ndryshojë orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët e disa komunave të Kosovës.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se Qeveria e Kosovës sipas orarit të ri, pritet të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit në Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Podujevës, Gjakovës, Ferizajt, Lipjanit, Drenasit, Vushtrrisë, Mitrovicës Jugore, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Shtërpcës.

Po ashtu, nga data 30 korrik, Qeveria Hoti pritet të marrë vendim që secili qytetar që viziton vendet e rajonit të cilat llogariten me risk të lartë të infeksionit si: Republika e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të zi dhe Serbisë, obligohet të vetizolohet për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dje paralajmëroi kufizim të lëvizjes, tubimeve dhe takimeve, si dhe lirim të masave në ato vende ku virusi, sipas tij, po mund të kontrollohet.