TAKSA

Nga sot Kosova i vë taksë 100 për qind Coca Cola’s që hyn nga Serbia

Pas taksës prej 100 për qind që Kosova i vendosi të gjitha produkteve serbe e boshnjake, nga sot do të hyjë në fuqi edhe një vendim tjetër, për të gjitha produktet ndërkombëtare që vijnë nga shteti serb. Ndër produktet të cilat iu është vendosur taksë është edhe Coca Cola.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës i marrë me 28 dhjetor nga sot ka hyrë në fuqi. Bëhet fjalë për ndalimin e të gjitha produkteve ndërkombëtare të cilat prodhohen në Serbi.

Në listën e brendeve të cilat do të mund të hyjnë në Kosovë vetëm nëse paguajnë taksën është edhe Coca Cola e disa brende të tjera të njohura.

Kjo është lista e brendeve ndërkombëtare ndaj të cilave do të aplikohet taksa prej 100 për qind.

Brendet që do t’i nënshtrohen taksës 100 % në bazë të vendimit janë Coca Cola, Ytong-blloka, Rouch-Bravo, Henkel-Persil, Dukat, Tuborg, Gorenje, Meggle, Jaffa, pije jo alkoolike.