Nga shpallja si fitues deri te pranimi i humbjes së PDK-së (VIDEO)

Rezultatet e EXIT POLL-it nga Klan Kosova, nuk ia prishin disponimin Abelard Tahirit të PDK-së.

Bile, shefi i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, i buzëqeshur doli para medieve i bindur se subjekti i tij është fitues i zgjedhjeve.

Por nisja e numërimi të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi rezultatin e EXIT POLL-it për PDK-në, Klan Kosova.

Prandaj kreu i këtij subjekti Kadri Veseli në orët e vona, vendosi ta pranojë humbjen.

Ai tha se subjekti që e mbajti për shumë vjet pushtetin, do të kalojë në opozitë.

loading…