Një person ka marrë lëndime pas shpërthimit të një bombole të oksigjenit në objektin e Kolegjit “Heimerer”.

Mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori ka thënë se gjendja e të lënduarit është stabile.

Govori tha se pacienti ka pësuar lëndime të lehta nga shpërthimi.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:46.

Personi i lënduar, një 44 vjeçar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në bazë të informacioneve të paRa dyshohet se shpërthimi ka ndodhur kur punëtorët e një kompanie po riparonin një bombolë të oksigjenit që i furnizon sallat e kolegjit “Heimerer”.