Stacioni I Autobusëve

Nga nesër nuk do të paguhet asnjë çmim për të hyrë në “Stacionin e Autobusëve”

Bordi i Stacionit të Autobusëve, ka marrë vendim se nga nesër, datë 14 dhjetor 2018, nuk do të praktikohet çmimorja prej 10 centë, 50 centë dhe 1 euro për të hyrë në “Stacionin e Autobusëve”.

Ky vendim është marrë nga Bordi i Drejtorëve të Stacionit si dhe pas rekomandimit të Komisionit të aksionarëve në Komunën e Prishtinës, raporton KOHA.net.

Këtë njoftim e kishte bërë ditë më parë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili në Facebook kishte shkruar se pas marrjes në administrim të plotë të Stacionit të Autobusëve nga koalicioni qeverisës në Prishtinë, gjëja e parë që do të kërkohet nga bordi i ri, është shfuqizimi i këtij vendimi, që qytetarët të paguajnë taksë për të hyrë në stacion.