Nga nesër në Prishtinë mund të bëhen testet serologjike me rekomandim të mjekut

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka njoftuar se nga nesër qytetarët mund të bëjnë testin serologjik nëse kanë simptoma të COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se ata duhet të lajmërohen në QMF nga ku do të udhëzohen për veprimet e mëtutjeshme.

“Qytetarë të nderuar, nga nesër mundë të lajmëroheni te mjeku juaj në QMF-të tuaja nëse keni shqetësime dhe simptoma të dyshimta në lidhje me Covid-19, aty do të udhëzoheni për veprimet e mëtutjeshme. Në qoftë se mjeku mendon se testi serologjik ndihmon në trajtim atëherë do të testoheni”, ka shkruar ai.