Nga nesër borë dhe shi. Sa do të dëmtohen të mbjellurat bujqësore, flet eksperti bujqësor

Nga nesër temperaturat pritet të bien në minus dhe përveç reshjeve të shiut do të ketë edhe reshje bore.

Ky parashikim është dhënë nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Të reshurat në fillim të muajit mars sipas ekspertëve bujqësor, nuk do të shkaktojnë probleme për prodhimtarit bujqësore.

Eksperti bujqësor që njëherit është edhe Kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve Tahir Tahiri për Ballkani.info pohoi se bora dhe shiu fatmirësisht nuk do të ndikojnë negativisht tek të mbjellurat.

“Aq sa kam mundur të shoh unë,nesër do të jetë deri në -2, dhe kjo nuk është temperaturë aq e ultë sa të ndikojë tek kultura vjeshtore, dhe ato pranverore, këto temperatura nuk konsiderojë që janë të rrezikshme” ka shtuar Tahiri.

Eksperti bujqësor tha se koha më e përshtatshme për mbjelljen është në dhjetë ditët e ardhshme, dhe nëse deri atëherë ngritën temperaturat, atëherë nuk do të kemi probleme me prodhimtari.

“Në fillim të pranverës fillon mbjellja e tërshërës -elbi, ma vonë fillon misri e patatet. Të reshurat e borës mund të ndërprenë të mbjellurat pranverore, dhe mund të shtyhet mbjellja e tyre asgjë më shumë” shtoi Tahiri.

Në vitet e kaluara prodhuesve bujqësor i janë dëmtuar shumë fara për shkak të stinëve që vinin me vonesë ose para kohe. /Ballkani.info/