uji

Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini

Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org një listë me disa prej pretendimeve dhe këshillave mjekësore që janë ose nuk janë të vërteta

8 Gota Ujë Në Ditë?

Nuk është e nevojshme të numëroni gotat.

Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë një gotë ujë kur janë të etur, marrin mjaftueshëm për të qenë të shëndetshëm dhe të hidratuar.

Lëngjet, supat dhe perimet ju ofrojnë doza të rëndësishme të oksigjenit.

Mirë është të pini ujë, por pa e tepruar, pasi mund edhe të shkaktoni atë që quhet overdoza e ujit.

Ajo ndodh kur pini shumë ujë menjëherë ose kur pini më shumë se sa kërkon organizmi.

Veza Të Bën Dëm Për Zemrën?

Ngrënia e dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thonë studimet e Harvard.

Vezët përmbajnë omega-3, amino acide të nevojshme për shëndetin e zemrës.

Nëse Ke Ftohtë Do Të Ftohesh?

Nëse kaloni shumë kohë në ajër të ftohtë, nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të sëmureni.

Përkundrazi, studimet kanë konfirmuar se njerëzit që kalojnë disa orë në temperatura nën zero janë më të shëndetshëm.

Bakteret lulëzojnë në ambiente të ngrohta të brendshme.