Avokati Besnik Berisha e ka kritikuar ashpër Prokurorinë lidhur me konferencën e sotme ku bënë të ditur se kanë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Berisha ka thënë se konferenca është “lajm i mirë për të dyshuarit”.

Ai këtë e thotë pasi mendon se nuk ka prova për arrestimin e tyre.

“Kjo dëshmon se janë arrestuar disa persona, por nuk janë siguruar prova që mbështesin dyshimin e bazuar.”, ka shkruar ai.

Berisha thotë se nga këto arrestime nuk do të ndriqohet rasti.

Ky është postimi i plotë i tij:

Eja, eja te tregoj ASGJE!
Konferenca e Prokurorise lajm i mire per te dyshuarit.
Kjo deshmon se jane arrestuar disa persona, por nuk jane siguruar prova qe mbeshtesin dyshimin e bazuar.
Nga ky arrestim mos prisni se e kemi ndricuar nje krim.
Hetuesve u mbetet edhe shume per te bere, e familjes se viktimave e qytetareve durim, besim e bashkepunim!