Nga Kosova për të zënë peshk në liqenin e Kukësit

Nuk janë të pakët qytetarë të Kosovës që zgjedhin liqenin e Kukësit për të kaluar një fundjavë ndryshe. Disa prej tyre ushtrojnë gjuetinë e peshkut, pavarësisht nëse zënë gjë apo jo.

Gjykatës në Kosovë, Dalip Bega nga Ferizaj zgjodhi bregun e liqenit të Kukësit për të kaluar fundjavën. Bashkë me të janë edhe dy miqtë e tij Azemi e Jushi.

Një ditë kreative e pavarësisht nëse zëne peshk ose jo. Por burrat kanë vërejtje për mjedisin. Ata thonë se nuk bëhet aq sa duhet për ruajtjen e natyrës në dy anët e kufirit.

Kjo është edhe një ditë për të kujtuar të kaluarën. Nostalgji kur dëgjonin të strukur radio Kukësin, e cila në atë kohe kapërcente rajonin deri në skandinavi.

Edhe pse niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, liqeni i Kukësit mund të jetë një atraksion i bukur, e nga vendasit shfrytëzohet pak. Marrë në konsideratë sipërfaqen e madhe dhe gjithë vijën liqenore, thuajse tërësisht mbetet i virgjër