Në vitin 2023, Forumi Ekonomik Botëror përmes nismësPartnership Against Cybercrime lansoi projektin Cybercrime Atlas, me synimin për të hartuar dhe çmontuar ekosisteminglobal të krimit kibernetik.
Qëllimi ishte të bashkonte ekspertë nga sektori publik dhe ai privat për të kuptuar më mirë funksionimin e krimit kibernetikdhe mënyrat për ta frenuar atë në shkallë globale.
Binance iu bashkua nismës që nga fillimi, duke njohur se siguriadigjitale kërkon bashkëpunim. Përmes kërkimeve tëpërbashkëta, inteligjencës nga burime të hapura (OSINT) dheanalizës së rrezikut, Cybercrime Atlas bashkoi përpjekjet e shpërndara të sigurisë kibernetike në një sistem global tëkoordinuar.
Raporti i ndikimit për vitin 2024 tregoi rezultate të qarta: mbi10.000 të dhëna të përdorshme çuan në aksione që penguanaktivitete kriminale.
Nga kërkimi te rezultatet
Sipas raportit të vitit 2025, Cybercrime Atlas mbështeti katëroperacione ndërkufitare, përfshirë Serengeti dhe Serengeti 2.0 tëINTERPOL-it, që synonin çmontimin e rrjeteve kriminale në 19 shtete afrikane.
Në bashkëpunim me AFRIPOL, u arritën rezultate domethënëse:
• 1.209 arrestime
• 97 milionë dollarë të rikuperuara nga aktivitetet e pandershme
• 120.000 viktima të identifikuara
• 678 milionë dollarë vlerë aktivitetesh të ndaluara
Kërkimet e Atlasit ndihmuan gjithashtu në identifikimin e infrastrukturës kriminale – nga domenet e rreme te portofolëtkripto dhe pajisjet e minierave digjitale – duke goditur bazatfinanciare të rrjeteve keqdashëse.
Sipas Neal Jetton, Drejtor i Krimit Kibernetik në INTERPOL, kjo nismë “krijon një shumëfishues të forcës në luftën kundërkrimit kibernetik,” duke e kthyer inteligjencën në rezultate tëmatshme.
Sistem global i bashkëpunimit
Komuniteti i Cybercrime Atlas, që sot përfshin mbi 30 organizata, bashkon liderë si Microsoft, Fortinet, Mastercard, PayPal, Group-IB, INTERPOL dhe Europol.
Në vitin 2025 u krijua një grup i ri kërkimor i udhëhequr ngaBanco Santander, Group-IB, Binance dhe Orange Cyberdefense, me mbështetjen e Mastercard, Recorded Future, SpyCloud dheTNO.
Ky grup identifikon pikat më kritike të ekosistemit kriminal, kundërhyrjet kanë ndikim më të madh afatgjatë.
Duke u bazuar në OSINT, Cybercrime Atlas lehtëson ndarjenndërkombëtare të të dhënave pa cenuar privatësinë.
Gjatë viteve 2024–2025, janë krijuar 13 paketa inteligjence dhepërpunuar mbi 17.000 të dhëna të verifikuara për operacioneparandaluese dhe rekomandime politike.
Ndërtimi i kapaciteteve të reja
Në bashkëpunim me INTERPOL dhe Europol (EC3), Cybercrime Atlas ka trajnuar përfaqësues nga mbi 40 vende nëAzi, Evropë dhe Amerikë.
Programe si Operation Secure në Bangkok dhe Working Group on Cybercrime në Panama ndihmuan agjencitë ligjzbatuese tëpërdorin inteligjencën e sektorit privat në hetime reale.
Një trajnim i ngjashëm në Mal të Zi, në kuadër të Qendrës përKapacitete Kibernetike të Ballkanit Perëndimor, forcoibashkëpunimin rajonal.
Raporti thekson se “kuptimi dhe besimi i ndërsjellë përshpejtonzbatimin e operacioneve.”
Roli i Binance në Cybercrime Atlas
Si një nga themeluesit, Binance ka kontribuar në të gjitha fazat – nga kërkimi deri te veprimet operacionale.
Ekipet e sigurisë dhe inteligjencës së kompanisë kanëbashkëpunuar në:
• hartëzimin e rrjeteve kriminale dhe infrastrukturës digjitalepërmes mjeteve OSINT
• mbështetjen e operacioneve ndërkombëtare si Serengeti 2.0 me të dhëna të verifikuara
Këto përpjekje ndihmuan në identifikimin e aktorëve qëkeqpërdorin infrastrukturën kripto dhe në forcimin e sigurisë sëaseteve digjitale.
Sipas Erin Fracolli, Drejtoreshë Globale për Inteligjencë dheHetime në Binance:
“Partneritete si Cybercrime Atlas janë thelbësore për sigurinë e aseteve digjitale dhe të gjithë mjedisit online. Binance ështëkrenare që kontribuon në këtë nismë globale kundër krimitkibernetik.”
Zgjerimi i bashkëpunimit
Cybercrime Atlas mbështetet në rrjetin e gjerë të partnerëve siEpieos, Kasm Technologies, Maltego, ShadowDragon, Silent Push dhe SpyCloud, që ndihmojnë në mbledhjen dhe analiziminefikas të të dhënave.
Këto bashkëpunime i mundësojnë studiuesve të lidhin gjurmëdigjitale – nga domenet e komprometuara te kanalet e pagesave– në një hartë të unifikuar të infrastrukturës kriminale.
Partneriteti me STOP THE TRAFFIK ka zgjeruar fushën e analizës duke përfshirë të dhëna për trafikimin e qenievenjerëzore, duke theksuar dimensionin njerëzor të krimit digjital.
Ndërtimi i një sistemi kolektiv të veprimit
Cybercrime Atlas është tashmë një model global ibashkëpunimit publiko-privat në luftën kundër krimit kibernetik, duke dëshmuar se inteligjenca e përbashkët krijon sigurikolektive.
Për Binance, mbrojtja e ekosistemit të aseteve digjitale kërkonbashkëpunim ndërsektorial. Duke punuar me institucionefinanciare, kompani sigurie dhe agjenci të zbatimit të ligjit, kompania ndihmon në ndërtimin e kornizave globale që e bëjnëhapësirën digjitale më të sigurt për të gjithë.







