Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiq tha dje se do të propozojë që në Kwshillin Drejtues të SPS të përfshihet edhe nipi i Sllobodan Millosheviqit, Marko Millosheviq.
Daçiq u tha gazetarëve përpara mbledhjes së Këshillit Drejtues të SPS se ishte “dëshira e tij e madhe” të merrej me problemet sociale.
“Më vjen mirë që jam në praninë e miqve të dashur, shokëve të partisë. Për mua kjo ide është e përjetshme dhe më vjen mirë që ekziston në këtë vazhdimësi dhe do të vazhdojë të ekzistojë”, tha Marko Millosheviq.
Mediat rajonale raportuan gjithashtu për hyrjen e nipit të Millosheviqit në Komitetin Kryesor.
Slobodna Dalmacija e përshkruan hyrjen e Marko Millosheviqit në Asamblenë e Përgjithshme të SPS-it si “nga gjunjët në gjunjë”.
Ata shkruajnw se nipi i Sllobodan Millosheviqit po hyn në politikë dhe se “partneri afatgjatë i Vuçiqit në koalicion” po ia hap derën.
Slobodna Bosna shkruan se SPS “ka marrë përforcime”.
“Jam shumë i interesuar edhe të studioj për drejtësi. Epo, do të doja të përfitoja nga ky rast për të ndarë diçka. Ligji është dashuria ime e madhe, veçanërisht e drejta ndërkombëtare publike. Duke pasur parasysh këtë, ka probleme me të cilat ballafaqohemi edhe si shoqëri edhe si shtet, dhe shpresoj se do të ketë një mundësi për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme”, tha Millosheviq, transmeton Slobodna Bosna.
Portali nga Sarajeva, Klix shkruan se Millosheviq së shpejti do të jetë në krye të SPS-së.
Millosheviqi i Ri ka thënë, raporton Klix, se do të bëjë të pamundurën për të kontribuar sa më shumë për partinë dhe shoqërinë.
Portali i Podgoricës Analitika rikujton se Marko Millosheviq është djali më i vogël i Marko Millosheviqit dhe gruas së tij të parë, Milica Gajiq.
CDM malazeze shton fjalët e Millosheviqit se për të ideja e SPS-së është “e përjetshme” dhe se ai gëzohet që ajo “ekziston në vazhdimësi”.






