Nga cili qytet i Kosovës është i infektuari i fundit me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në testimin e dytë që është bërë është shënuar edhe një rast tjetër me koronavirus në Kosovë.

Më këtë rast, numri  të infektuarve arrin në 91.

I infektuari i fundit është me vendbanim në Prishtinë dhe është rast kontakti.

Njoftimi i plotë:

NJË RAST ME COVID-19! (Testimi i dytë)

Sot me 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (8) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e një (91) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.917 kontakte të rasteve.