Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka humbur krejtësisht balancin politik ditëve të fundit.
Ai ka filluar të “flirtojë” me të madhe politikisht me kryeministrin Albin Kurti.
Nga kritikat e mëhershme të ashpra kundër Kurtit, qeverisjen e të cilit e quante “një shpi budallë”, Haradinaj ditëve të fundit ka përfunduar duke u bërë zëdhënës i “shtëpisë së budallëve” për dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë, shkruan Demokracia.com.
Madje, Haradinaj dje shkoi aq larg, duke pohuar se e ka parë njohjen në draft-marrëveshje, e cila realisht nuk figuron askund, pasi që siç ka mësuar Demokracia.com, të njëjtin dokument e kanë parë edhe liderë të tjerë opozitarë, të cilëve ua kishte prezantuar Lajçak e Escobar.
Haradinaj, po ashtu, ka thënë se ka një vit që po punohet për marrëveshjen përfundimtare, gjë që nuk është sërish e vërtetë, sepse për të punohet minimalisht që nga viti 2018-të, ndërsa propozimi i tanishëm me ndonjë ndryshim eventualisht të vogël ka qenë në tavolinë qysh para një dekade, porse ai ishte refuzuar si i papranueshëm.







