Nga Beogradi thonë se zëvendësit të Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Zëvendësdrejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Dushan Kozharev, nuk i është lejuar që të hyjë në Kosovë përmes Jarinjes “me shpjegimin se vizita nuk ishte paralajmëruar”.

Kështu të paktën thotë në njoftim për media, Zyra që drejtohet nga Marko Gjuriq, sipas së cilës asnjë marrëveshje nuk kërkon që vizita e zëvendës dhe Ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovë të njoftohej.

Kjo zyre thekson se “Prishtina po vazhdon t`i ndalojë përfaqësuesit e Zyrës që të jenë me njerëzit e tyre në provincën jugore, edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore, në kundërshtim me marrëveshjen e lirisë së lëvizjes të arritur në Dialogun e Brukselit”.

loading…