Xhevahire Vllasaliu nga Prishtina, me profesion mësimdhënëse, është kandidate për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numër 15 në listën zgjedhore.

Vllasaliu ka përfunduar studimet Master në Udhëheqje Arsimore dhe ka përvojë të gjerë profesionale në fushën e arsimit. Ajo ka ushtruar profesionin si në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ashtu edhe në institucione shkollore, ku ka shërbyer si menaxhere që nga mosha 21-vjeçare.

Përveç angazhimit në arsim, Vllasaliu ka qenë aktive edhe në sport, duke ushtruar detyrën e gjyqtares së futbollit, çka e bën profilin e saj të veçantë për nga përfshirja në fusha të ndryshme shoqërore.

Me këtë kandidaturë, AAK synon të përfaqësohet nga profesionistë me përvojë në arsim, menaxhim dhe sport, ndërsa Vllasaliu shpreh gatishmëri për të kontribuar në zhvillimin e politikave arsimore dhe shoqërore në vend.