Nga 3 janari askush s’mund të hyjë në Kosovë pa qenë i vaksinuar plotësisht kundër Covid19

Qeveria e Republikës së Kosovës pritet që sonte të marr vendim që nga data 3 janar të mos hyjë asnjë person i pavaksinuar në territor.

Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor.

Shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë  dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

 [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2.            Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë  një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1          Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

2.2          Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër  (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

2.3          Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).