Nga 137 vende, Shqipëria renditet e 57-ta për cilësinë e rrugëve

Statistikat e Forumit Ekonomik Botëror në tetë vitet e fundit tregojnë qartë se Shqipëria, sa i përket cilësisë së rrjetit rrugor, renditet në vendin 57 me 4.3 pikë, duke lënë mbrapa vende të tjera në rajon, si Malin e Zi, Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën, derisa Kosova nuk është pjesë e listës.

Të dhënat tregojnë se ndër vendet e rajonit rrjeti rrugor është më i miri në Kroaci, e cila renditet e 19-ta në tabelë, me rezultat prej 5.5 pikë. Sllovenia renditet e 51-ta me 4.4, Mali i Zi është 88 me 3.5 pikë, Serbia e 100-ta me 3.2 dhe Bosnja e 109-ta me 3 pikë.