Prishtina?

Nga 10 qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë, pesë janë në Ballkan (Tuzlla, Shkupi…)

Me ardhjen e dimrit vendet e Ballkanit Perëndimor po vuajnë nga ajri i ndotur i cili shkaktohet nga lirimi i gazrave, veturat e vjetëruara dhe tymtarët e shtëpive.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP e cila citon Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në listën e 10 qyteteve më të goditur nga ajri i ndotur në Evropë, pesë janë në Ballkan.

Bëhet fjalë për Tuzllën në Bosnjë, Pljevljen në Mal të Zi dhe Shkupin, Tetovë dhe Manastirin në Maqedoni, raporton Ballkani.info.

OBSH paralajmëron se me këtë ndotje i shkaktohet dëm i madh ekonomisë dhe njerëzve.

Sipas hulumtimit të OBSH-së nga viti 2016, vlerësohet se që nga vitin 2010 nga ajri i ndotur kanë vdekur më shumë se 37 mijë njerëz në Ballkanin Perëndimor, i cili i ka 23 milionë banorë.

Kjo statistikë, krahasuar me numrin e banorëve, është gjashtë herë më e lartë se në Francë, mirëpo që nga ajo kohë nuk janë ndermarrë masa që kjo gjendje të përmirësohet.

Çuditrisht, në këtë listë nuk është Prishtina, e cila sipas matjeve nga Ambasada amerikane në Prishtinë, shpesh del si njëri nga qytetet më të ndotura në bota. /Ballkani.info/