Gazetari Lirim Mehmetaj ka karahasuar dy deklarata kundërthënëse të Nezir Krakit, tashmë kandidat për deputet i Listës Vetëvendosje dhe Guxo.
Kraki dikur kishte thënë që me ardhjen e Trumpit në presidencën amerikane, po shënohet “fundi i Amerikës.
Ndërkaq, sot ai është shprehur i nderuar që ka qenë i pranishëm në ceremoninë e presidentit Trump, dhe ia ka uruar një detyrë të tillë.
“Asgjë e re. Një tjetër ‘shkollar’ i Vetëvendosjes”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook.
“Këto huqje nuk e penalizojnë te elektorati i Vetëvendosjes. Veç ia rrisin vlerën bile”.







