Neymari ka këto fjalë për Valon Berishën, shpërndan foto me kosovarin

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, mbrëmë për kundërshtar pati njërin ndër lojtarët më të mirë në botë, Neymarin e PSG-së.

Edhe pse Remisi i Berishës pësoi humbje nga parisienët me rezultat 2:0, kosovari pas ndeshjes publikoi një fotografi në instastory në rrjetin social instagram.

“Lojtar i nivelit tjetër. Asgjë përveç respekt”, shkroi Berisha në foton e tij.

Postimin e mesfushorit të ‘Dardanëve’ e ka rishpërndarë sulmuesi brazilian, i cili ka thëne disa fjalë për Berishën.

“Faleminderit shoku. Vetëm vazhdo”, shkroi Neymar.Në ballafaqimi mes Remisit dhe PSG luajti edhe sulmuesit tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili i inkuadrua në pjesën e dytë.