Neymari drejt rikthimit në Camp Nou

Neymari mund të rikthehet te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

“Global Sport” raporton se Barça i ka nisur bisedimet me Parisin për brazilianin 27 vjeçar.

Raportohet se Barça është e gatshme të paguajë 100 milionë euro dhe në marrëveshje të përfshihet edhe ndonjë futbollist.

Dembele, Rakitiq dhe Umtitti, janë emrat e lojtarëve që mund të përfshihen në marrëveshjen mes klubeve.

Neymari u transferua te Parisi në vitin 2017 për 222 milionë euro.