Neymar pasi u fishkëllye nga tifozët e PSG-së: Turp

Pasi u prit me fishkëllima në stadiumin “Parc des Princes” nga tifozët e Paris Saint-Germainit, Neymari tha se do ta luajë çdo ndeshje si lojtar kundërshtar dhe tha se është e turpshme, përkundër që nuk ka asgjë kundër tifozëve.

Paris Saint-Germaini arriti të sigurojë fitore me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Strasbourgut, që u zhvillua sonte në stadiumin “Parc des Princes”, në kuadër të xhiros së katërt në sezonit të ri të Ligue 1, raporton Gazeta Express.

Pas një vere plot spekulime për të ardhmen e tij – të cilat shpeshherë i nxiti vetë Neymari dhe stafi i tij – braziliani u kthye në skuadrën e PSG-së për herë të parë sot, pasi që në katër ndeshjet paraprake kishte mbetur jashtë skuadrës, shkaku i dëshirës për t’u larguar.

Tifozët e Paris Saint-Germainit kishin pritur më shumë nga lojtari që e kishin transferuar për 222 milionë euro para dy vjetëve, mirëpo pritja për Neymarin në Parc Des Princes nuk ishte e tillë. Përderisa disa tifozë e duartrokitën atë për goditjet e tij, në stadium mbizotëronin fishkëllimat drejt tij.

Shumë lojtarë dhe trajneri i PSG-së kanë thënë gjatë ditëve të fundit se Neymari do të ketë mundësi ta rifitojë dashurinë e tifozëve nëse arrin të performojë në fushë, dhe braziliani e bëri pikërisht këtë, duke shënuar pak momente para fundit të ndeshjes.

“Unë i kuptoj tifozët dhe e di se ishte e vështirë për ta. Por për momentin jam lojtar i PSG. Nuk kam asnjë mesazh për tifozët, jam mësuar të më vërshëllejnë në karrierën time”, ka thënë Neymari,

“Këtë herë, do të luaj çdo ndeshje si të isha në fushë kundërshtare. Është e turpshme, unë nuk kam asgjë kundër tifozëve… Të gjithë e dinë se unë doja të largohesha. E them dhe e përsëris këtë. Nuk dua të hyj në detaje, kam kthyer faqe. Jam lojtar i PSG-së dhe tani do të jap gjithçka në fushë”.

Kjo fitore bën që PSG-ja ta mbajë pozitën e parë në tabelën e Ligue 1 – me 12 pikë të fituara nga pesë ndeshjet e para.

Neymari do të tentojë ty hyjë në zemër sërish tifozëve të PSG-së edhe të mërkurën, kur, sërish në shtëpi, PSG-ja do të përballet me Real Madridin, në kuadër të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

loading…