Mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar, thotë se stili i lojës së Neymar e bën atë të dëmtohet shpesh.
“Frakturat në kockat e shputës së këmbës dhe ndrydhjet e kyçit të këmbës nuk kanë lidhje direkte, por ndodhën në të njëjtin aksion, për fatin e tij të keq, por edhe për shkak të stilit të tij të lojës.
“Ai pëson faull, mundohet të shmanget dhe këmba e tij përdridhet, duke u sforcuar tej mase. Këtë radhë nuk i ndodhi asgjë në shputë, por pësoi një këputje në ligamente.
“Neymar u frikësua shumë, pati ndjesinë se ishte dëmtimi për të cilin e operova vjet, por nuk kanë lidhje. Për 4 javë do jetë gati të luajë”, tha Lasmar.







