Neymar beson se PSG është duke u përmirësuar

Neymar beson se fitorja e vështirë e së dielës 0-1 ndaj Lyonit tregon një Paris Saint-Germain në formë që po vazhdon të përmirësohet.

Braziliani ishte lojtari vendimtar sërish për kampionët e Ligue 1, pasi shënoi gol në minutën e 87′ me një shkëputje të bukur brenda zonës.

Ky ishte goli i dytë vendimtar në po kaq javë, pasi edhe ndaj Strasbourg realizoi golin e fitores.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë”, tha Neymar pas ndeshjes me skuadrën e Sylvinhos.

“Lyon është një ekip shumë i fortë. Ata u mbrojtën shumë mirë dhe luajtën me kundërsulme shumë të rrezikshme”.

“Çdo lojë, ne përmirësojmë nivelin tonë. Ne me të vërtetë kemi luajtur mirë”, tha braziliani.

loading…