Politologu e analisti, Nexhmedin Spahiu, i ka dalë në mbështetje Nexhat Behlulit, i cili u arrestua mbrëmë nën dyshimet për kanosje ndaj gazetarëve kosovarë.
Spahiu i kishte dhënë kurajo e mbështetje Behlulit, i cili kishte njoftuar se ishte ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës, duke i thënë se Serbia ia ka lëshuar ‘zagarët’ e saj në Prishtinë.
“Jam 100% në përkrahjen tënde. Interesante. Ty Serbia nuk po të përndjek në Beograd e Bujanovc në ndërkohë që po t’i lëshon zagaret e saj në Prishtinë”, thuhet në komentin e Spahiut, transmeton Paparaci.
Behluli është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës. Ai akuzohet për kanosje, pas një postimi në Facebook ku kishte kërkuar eliminimin e gazetarëve kosovarë.








