Thuajse çdo vit i është ndryshuar pamja.
Edhe kësaj radhe, monumenti i NewBorn do jetë ndryshe nga viti i kaluar.
Ekipi i Ballkani.info ka qenë sot në vendin ku qëndron ky monument, për të parë se deri ku kanë shkuar punimet me të, një ditë para 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu, për Ballkanin ka folur Fisnik Ismaili, ideator i NewBornit, i cili ka ndarë detaje rreth pamjes për këtë vit.







