‘New Born në zi’: Ende nuk dihet fati i 1653 personave të zhdukur

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut sot kanë organizuar ekspozimin e instalacionit te New Born dhe kanë organizuar marshin e dytë në Kosovë për personat e pagjetur për të kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat, pa dallim etnie.

“Është përgjegjësi e secilit prej nesh që të ngrisë zërin për personat e pagjetur dhe familjarët e tyre. E vërteta dhe drejtësia për personat e pagjetur duhet të vihet në vend. Shoqëria kosovare nuk do të mund të arrijë pajtim dhe paqe të qëndrueshme pa u adresuar çështjet që lidhen me luftën, përfshirë fatin e personave të pagjetur”, thuhet në njoftim.

Marshi për të pagjeturit ka filluar të New Born ku edhe është ekspozu një instalacion. Pastaj, ata kanë vazhduar marshimin përgjatë shesheve kryesore në Prishtinë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Secili pjesëmarrës i marshit kishete një pankartë me emrin e një personi të pagjetur.

Këtij marsh t i janë bashkuar edhe shumë familjarë, e më pas janë bërë edhe homazhe tek obelisku i të zhdukurve.

Familjarët e personave të zhdukur janë shprehur të zhgënjyer me punën që deri tani e kanë bërë institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të ndriçuar fatin e të pagjeturve në Kosovë.

Vlenë të theksohet që sot në Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve në Kosovë është shënuar edhe me një protestë paqësore e organizuar nga shoqata “Ngritja e Zërit”, dhe po ashtu është promovuar një libër me rrëfime të familjarëve të të zhdukurve ”Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”.

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur në Kosovë kërkon edhe 1653 persona, fati i të cilëve ende nuk dihet.

loading…